Pedagoget: “Blini librat tane, ndryshe penalizoheni.”
Pedagogët iu kërkojnë studentët të blejnë librat që mbajnë autorësinë e tyre. Këta libra kërkohen që në orën e parë të leksionit. Ky fenomen është i përhapur në shumicën e fakulteteve në Tiranë. “Pedagogia erdhi në orën e parë me 100 tekste të saj. Ajo vendosi në secilën bangë nga një tekst dhe na kërkoi shumën prej 800 lekësh që përkonte me çmimin e librit të saj. Studentët që nuk kishin aq të ardhura me vete u penalizuan që nga ai moment.” Kështu u shprehën studentët për një pedagoge në fakultetin e shkencave sociale.