Provimi i infermierise, 52% e kandidateve mbetes. Jaupllari: Kemi shume farmaciste, duhet ndalur diplomimi i tyre ne universitetet private
Sezoni i provimeve të shtetit për licencat e reja në farmaci ka dëshmuar qartë nivelin arsimor të farmacistëve i cilë lë shumë për të dëshiruar. Diplomat e lëshuara kryesisht nga universitete private janë të dyshimta për cilësinë e mësimdhënies. 52% e kandidatëve kanë ngelur në provim!
Ky fakt tejet shqetësues është konfirmuar edhe nga Presidenti i Urdhrit të Farmacistit Arjan Jaupllari. Rezultatet kanë treguar se 52% e kandidatëve nuk kanë mundur dot të kapërcejnë as pragun minimal të pikëve për të marrë notë kaluese, pavarësisht se pjesa më e madhe e kandidatëve e dhanë provimin për herë të dytë.