Reformim teksteve shkollore
Në 26 shkolla të ciklit parauniversitar këtë shtator do të pilotohen tekset e reja të cilat do të jenë më të thjeshtë dhe më pak të ngarkuar. Gert Jonaqi, drejori i IZHA-s, shpjegon: “Elementi kompetencë do të bëjë që nxënësit të veprojnë në mënyrë më logjike dhe të interpretojnë situatat, të fitojnë aftësi të reja. Risi është edhe konceptimi i kurrikulës së re. Mësuesit e një fushe do të punojnë në grup në hartimin e planeve mësimore të tyre.
Gert Jonaqi tha se këtë vit shkollor do t’i jepet një hapësirë më e madhe edukimit fizik dhe lëndëve që lidhen me artin: “Do të kemi 3 orë sport në javë dhe nuk do të konceptohet si një lëndë e vetme, por bashkohet me shëndetin. Mësuesit duhet të transmetojnë edhe mesazhe se si një fëmijë duhet rritur shëndetshëm. Gjithashtu, do të futen lëndë si teatër dhe art pamor.”
Një pjesë e madhe e mësuesve të ciklit parauniversitar janë të një niveli mesatar ndaj trajnimi i tyre është mjaft i rëndësishëm. Përmirësimi i teksteve mësimore të cilat gjatë viteve të fundit kanë rezultuar të mbingarkuar me përsëritje dhe jo rrallë të përkthyer keq është një nga sfidat e reformës së arsimit parauniversitar. Kualifikimi dhe përzgjedhja e mësuesve cilësorë është sfida e dytë dhe më e rëndësishme.
/ Top Channel
Marrë nga Top-Channel.tv