Retorika elektorale e ‘ceceneve’… Na ben mire, dhe pse lideret e bejne per efekt te llogoreve elektorale
“Shqipëria është shumë e vogël për ta ndarë në veri e jug, po t’i hyjmë origjinës të gjithë dalim pak nga jugu e pak nga veriu. Problemi është kush të bën punën, lëreni ndarjen veri-jug”.
Keshtu tha Rama përpara banorëve të zonës së Don Boskos në Tiranë. Po pse kjo retorike? Pse ky sqarim?
Një ditë më parë, në Kamëz, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi kryetarin e opozitës, Edi Rama, duke thënë se ai i quan të ardhurit nga veriu ‘çeçenë’.