Sfida e dy vajzave te semura qe kerkojne te arsimohen
“Brisilda është 9 vjeçe dhe frekuenton klasën e parë në shkollën publike “1 Qershori”. Për shkak të një problem shëndetësor të lindur, ajo nuk mund të jetë si gjithë të tjerët. Shkolla është një sfidë për të dhe familjen e saj. Në klasën e parë ku mëson Brisilda janë 38 nxënës në klasë dhe mësuesja nuk ka asnjë sekondë kohë për t’iu afruar vajzës që nuk mundet të flasë, nuk mundet të mbajë lapsin dhe përqendrimin fizik e ka të ulët”, kështu e nis shkrimin gazeta e përditshe “Shqiptarja.com”.