Studentët protestojnë kundër reformës së arsimit të lartë
Pergatitur: Ivana Dervishi, Gjergj Erebara | BIRN | Tiranë
Një grup studentësh nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës, protestuan sot duke marshuar nga Korpusi drejt Kryeministrisë, për të shprehur revoltën e tyre për reformën arsimore dhe vendosmërinë për të mos e miratuar atë derisa të dëgjohet zëri i studentëve dhe profesorëve të tyre. Reforma të cilës ata i vihen kundër synon të hapë mundësinë për financimin e universiteteve private nga fondet publike, të ndajë administrimin financiar nga ai akademik, etj. Studentët kërkuan arsim publik falas dhe bënë thirrje se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh protestat do të vazhdojnë edhe më të shumta në numër.
2 Një student i drejtohet studentëve të tjerë në protestën kundër reformës arsimore, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi | BIRN
3 Një studente flet me megafon në protestën studentore kundër reformës arsimore, ndërsa një tjetër lexon rreshtat e përbashkëta të pjesëmarrësve, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi | BIRN
4 Një grup studentësh bërtasin “Reforma nuk kalon” në ambientet e jashtme të Korpusit Universitar, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi | BIRN
5 Studentë të fakulteteve të ndryshme i bashkohen protestës kundër reformës arsimore, 25 mars, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi | BIRN
6 Studentët protestojnë përpara Korpusit duke mbajtur banderola ku shkruhet “Reforma nuk kalon” dhe “Arsim publik falas”, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi | BIRN
7 Studentët në protestë kundër reformës arsimore marshojnë drejt Kryeministrisë teksa kalojnë pranë Rektoratit, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi | BIRN
8 Foto nga marshimi i protestës së studentëve kundër reformës arsimore, Tiranë. Foto: Gjergj Erebara | BIRN.
9 Studentët i drejtohen Kryeministrisë me pankarta ku kërkojnë moskalimin e reformës arsimore, Tiranë. Foto: Gjergj Erebara | BIRN.
10 Një polic qëndron përpara studentëve protestues për të garantuar rendin teksa ata protestojnë paqësisht përpara Kryeministrisë duke kërkuar arsim publik falas. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.
11 Një kalimtar sheh studentët teksa mbajnë përpara Kryeministrisë protestën ku kërkojnë arsim falas dhe shprehin pakënaqësi për reformën arsimore. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.
12 Një studente në protestë mban një pankartë ku shkruan “Arsimi nuk është për $hitje”. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.
13 Disa studentë dhe një pedagog mbajnë pankarta ku shprehin pakënaqësinë për reformën në arsimin e lartë dhe kërkojnë arsim falas, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.
14 Një student mban fjalën e tij përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit teksa studentët e tjerë brohorasin duke kërkuar arsim falas, Tiranë. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.