Universiteti Kristal, te huajt diploma pa deshmi te njohjes se gjuhes shqipe
Ja cilat janë 24 shkeljet që i hoqën licencën këtij institucioni
Shpresa Mezini
Regjistra të ndryshuar, emra të përsëritur, diploma të tërhequra në bllok nga një person i vetëm, në të njëjtën datë, në mungesë të autorizimit të personave përgjegjës. Regjistra themeltarë me emra të paplotësuar, të plotësuar pjesërisht ose me emra të njëjtë, të përsëritur. Diploma të lëshuara pa numër matrikulli, dosje të tjera studentësh të humbura, nuk gjenden në arkivën e universitetit, ndërsa në shumë prej ekzistenteve mungojnë dokumentet e nevojshme, siç është diploma e shkollës së mesme.