Veliaj: Bursa per nxenesit qe do te ndjekin shkollat e mesme bujqesore
Qeveria shqiptare do t’i akordojë bursa, nxënësve që do të studiojnë në shkollat e mesme profesionale për bujqësi dhe blegtori. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, nga shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu” në Fier.
“Dhënia e bursës nënkupton mbulimin e të gjitha shpenzimeve rezidenciale, ushqimin dhe fjetjen, çka do t’u lejonte shumë të rinjve nga zonat rurale, të cilët duan të arsimohen në këtë shkollë model të Qarkut të Fierit, të kenë mundësi ta bëjnë këtë pa asnjë kosto shtesë për prindërit, por përkundrazi duke marrë një bursë të plotë për ta kthyer investimin e tyre në shkollë, në ferma apo biznese që ne presim të hapen në bujqësi e blegtori”, deklaroi ministri Veliaj.