Durres, 26-vjecarja hidhet nga kati i 3-te, burri me precedente penal e dhunonte
DURRËS – E dhunonte bashkëshorti, 26-vjecarja nënë e një vajze hidhet nga kati i tretë i banesës ku jetonte. Ngjarja e rëndë është shënuar dje në lagjen 16, të qytetit bregdetar të Durrësit, ku mësohet se Hikmete Ukaj, ndërmori aktin ekstrem për të hedhur nga kati i tretë banesës ku ajo jetonte me bashkëshortin e saj dhunues Ylber Ukaj dhe vajzën e saj 5-vjecare në mënyrë për ti dhënë fund dhunës psikologjike dhe fizike.