Filipinet miratojne ligjin per kontraceptivet dhe planifikim familjar
Presidenti i Filipineve, Benigno Aquino, miratoi një ligj që ofron kontraceptivë falas dhe konsulencë për planifikim familjar për vendin katolik, pas shumë protestave të kishës dhe besimtarëve. Mbështetësit e ligjit, i cili është diskutuar për 14 vjet para se të hynte në fuqi, thonë se një masë e tillë do të reduktojë varfërinë dhe vdekshmërinë e nënave gjatë lindjes në vendin me normën më të lartë të fertilitetit në Azi.