Nje linje keshillimi per burrat dhunues
Nëse deri më sot në Shqipëri këshilloheshin vetëm gratë e dhunura, tashmë do ti kushtohet vëmendje dhe burrave dhunues. Në mbyllje të trajnimit të 11 psikologëve të parë në lidhje me këtë problem, Drejtuesja e projektit Iris Luarasi shpjegon se prioritet do ti jepet viktimave, por e rëndësishme është që të rehabilitohen edhe burrat që dhunojnë gratë pasi kjo do të ulte nivelin e dhunës në familje.