Shqiperia 4G pa tualete!
Të dhënat e censusit të vitit 2013 nxjerrin në pah të dhëna tronditëse përsa u përket kushteve në të cilat jetojnë familjet shqiptare. Në një shtëpi mungojnë edhe gjërat më elementare siç është tualeti. Plot 9.531 familje nuk kanë tualet në shtëpitë e tyre. Në vitin 2013 ka ende familje të cilat kanë një banesë, por nuk kanë tualet.
Ndër qarqet më problematike paraqitet ai i Shkodrës, në të cilin 2.336 familje nuk kanë tualete në shtëpitë e tyre. Pjesa më e madhe e këtyre familjeve jetojnë në zona rurale.