Si injorohet dhuna ne familje?
Një eksperiment social Suedez ka nxjerrë në pah disa të vërteta të parehatshme mbi mënyrën se si publiku reagon kur ndeshet me raste të dhunës në familje.
Një grup i quajtur STHLM Panda filmoi fshehurazi dy çifte në ashensore me njerëz të tjerë për videon e tyre “dhunuar në ashensor(eksperiment social)”.
Bashkekrijuesi i STHLM Panda Konrad Ydhage, tha se ai e hartoi si eksperiment për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me dhunën në familje dhe për të parë nëse njerëzit do të ndërhynin “ateherë kur duhet”.
Videoja shqetësuese tregon se si dhjetëra njerëz injoruan dy femrat që abuzoheshin si verbalisht ashtu dhe fizikisht vetëm disa metra larg nga njerëzit rastësorë që nuk reagonin.
Në një rast, një femër u shty me forcë drejt murit dhe u kap nga qafa. Në një tjetër, një mashkull duket se e qëllon partneren e tij, duke e kërcenuar me zë të lartë se do e vrasë. Personi tjetër që ndan ashensorin nuk thotë gje dhe del menjeherë jashtë.
Vetëm një grua nga 53 njerëz, ndërhyri duke i thënë mashkullit: “Do të thërras policinë nëse e prek prape”. Gjithë të tjerët i injoruan grindjet dhe dolëm prej ashensorit.
Për më shumë klikoni këtu: http://www.independent.co.uk/news/world/europe/disturbing-youtube-video-shows-dozens-ignoring-domestic-violence-in-a-lift-9861569.html
Shihni videon më poshtë