Tropojë, babai përdhunon dy vajzat e tij
Qyteti i Tropojës është tronditur nga një ngjarje incesti. Vajzat kanë denoncuar se i ati, i dyshuari me iniciale M.A, ka abuzuar me to seksualisht.
Sipas policisë ai ka abuzuar fillimisht me vajzën e madhe 25 vjeç, dhe gjithashtu ka tentuar të përdhunojë edhe të miturën 13 vjeç. Ngjarja mendohet të ketë ndodhurr rreth 5 vite më parë, por për shkak të kërcënimeve vajzat nuk kanë treguar.
Gjatë dëshmisë së dhënë, 25-vjeçarja ka treguar se i ati e ka përdhunuar vazhdimisht duke e kërcënuar se do ta vriste nëse do të tregonte. Vajza ka thënë se nuk dëshiron që edhe motra e saj të ketë po të njejtin fat.
Por i dyshuari i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka thënë se e gjitha bëhet pasi gruaja dhe dy vajzat e tij duan ta nxjerrin nga shtëpia.