Julia Ilirjani mbresëlënëse, u shfaq mbrëmjen e djeshme në shenjë solidariteti me komunitetin LGBTQ+ duke veshur një fustan të hijshëm me një shall të gjatë të hedhur mbi shpatull. Shalli me 6 ngjyrat e ylberit i cili është edhe simbol i komuniteti LGBTQ+ i shtoi nurin imazhit të aktores, njëkohësisht edhe banore në Big Brother Vip 3. Kjo veprim u bë objekt diskutimi që mori vëmendjen e publikut dhe të medias. Fakti që ky manifestim u bë në një medium të gjërë, duke përfshirë televizionin kombëtar dhe veçanërisht në një platformë të ndjekur si Big Brother VIP Albania, ku debatet dhe sherrët janë kryefjala merr tjetër sens. Formati I ndjekur nga familjarë konservatorë e liberalë, persona heteronormative apo të komunitetit LGBTQ+ ofron një mundësi, e një shkëndijë më tepër ndaj sensibilizimit për nevojën e integrimit të vazhdueshëm në shoqëri. Vlerësuar si një personazh publik, me një lloj impakti e influence ajo përfaqëson vlerat e saj duke patur mundësinë të përdorë platforma publike mbi advokacinë e mençur dhe delikate. Me këtë veprim, Julia Ilirjani ripërsëriti mbështetjen e saj ndaj diversitetit dhe lirisë për të shprehur vetëveten në aspekte seksuale dhe gjinore.
Kjo gjest i qartë i solidaritetit është një hap i rëndësishëm drejt pranimit të plotë të komunitetit LGBTQ+ në shoqërinë shqiptare dhe në kujdesin për të drejtat themelore. Julia Ilirjani tregon se vetëm duke u bashkuar dhe duke u përkrahur reciprocikisht mund të ndërtojmë një shoqëri më të hapur dhe më të drejtë për të gjithë.