Akuza e pazakonte: “Mjeket ne spital me vodhen bebin”
Një grua në Brazil ka akuzuar spitalin se i ka vjedhur bebin nga mitra, pasi ajo u zgjua pas operacionit cezarian dhe mjekët i thanë se shtatzënia e saj kishte qenë psikologjike.
Layane Santos, 19 vjeç, tha se ishte në javën e 38-të të shtatzënisë, kur u dërgua në spital në San Paolo me dhimbje dhe humbje gjaku.
Ajo thotë se ka marrë trajtim para lindjes dhe infermieret kanë regjistruar edhe rritjen e bebes, madje kanë matur edhe rrahjet e zemrës së fetusit.