(BULLYING) Talljet ne rrjetet sociale, 14 vjecarja vret veten
Në Itali prej disa ditësh kanë shpërthyer polemika të shumta, pas vetëvrasjes së 14-vjeçareje të quajtur Karolina. Kjo është hedhur nga një ndërtesë e lartë, pas një feste në Novara, ku dhe jetonte me të atin, që kishte disa muaj që ishte divorcuar.
Adoleshentja ka lënë një letër e cila po analizohet dhe më pas është vetëvrarë. Policia dyshon se ky akt i tmerrshëm ka ndodhur pas fyerjeve dhe fjalëve kundër saj në rrjetet sociale.