Dhuna ndaj femijeve dhe nje mendim i nje akademiku
Njoftimet ende të pakonfirmuara për vrasjen e një fëmije të përdhunuar seksualisht janë tronditëse edhe për profesorët dhe pedagogët e psikologjisë. Shefi i departamentit të psikologjisë dhe edukimit në fakultetin e shkencave sociale në UT, Adem Tamo, thotë per Zerin e Amerikes (VOA) se ngjarja ka disa shtresa të zeza; fëmija është përdhunuar, ai a humbur jetën më pas, ndërsa familja dhe shoqëria janë goditur në një pikë shumë delikate.