Etleva Bisha: Dy femijet sapo jane akomoduar ne qender perkujdesi
Te tronditur nga nje kronike e Ora News, redaksia e Historia Ime kontaktoi me Sherbimin Kombetar Social. Drejtoresha e ketij sherbimi, znj. Etleva Bisha, edhe pse u shpreh me rezerva per faktet e bera te ditura ne media, sapo konfirmoi per HI se dy femijet “jane akomoduar ne nje qender perkujdesi”. Me poshte historia e tyre
Lajmi sic e botuam ne oren 18.15, bazuar ne raportimet e Ora News:
Shenim i redaksise se HI: Ne gjykojme se botimi i fotove me fytyre dhe i pamjeve nga ana e televizionit mund ti vendose keta femije me shume ne rrezik.
Ndonëse të vegjël kanë vendosur të marrin një vendim për jetën e tyre. Ora News raporton se për t’i ikur dhunës fizike të të atit por dhe të së ëmës Xhelali, 14 vjeç dhe Bekimi,12 vjeç jetojnë të vetmuar në një kontenier në periferi të Elbasanit.
Fati është treguar mizor me Xh.N. 14 vjeç dhe vëllain e tij B. 12 vjeç ,pasi që në fëmijëri lojërat e moshës dhe përkujdesja u zëvendësuan nga dhuna e babait. Kjo bëri që nëna e tyre 6 vite më parë të braktiste bashkëshortin dhe sëbashku me dy djemtë të transferohej nga Puka drejt Elbasanit, me shpresën për t’ju ofruar një jetë më të mirë dy fëmijëve. Por situata për dy vëllezerit nuk ndryshoi, dhuna e babait u zëvendësua nga e nënës, e cila më pas i braktisi në mëshirë të fatit. Me sytë e mbushur me lot dhe të frikësuar ata tregojnë sesi po mbijetojnë në kontenier të vetmuar , mes të ftohtit e mungesës së ushqimit.
“Nuk kthehem në shtëpi, pasi mami do na rrahë sërish” thotë per Ora News Xh. ndërsa B., vëllai i vogël është i lëkundur dhe thotë se do dëshironte të kthehej nëse nëna i premtonte se nuk do të ta rrihte. Rreziku që i kanoset këtyre fëmijëve përveç skamjes dhe mjerimit është se në çdo moment ata mund të bien pre e trafikimit. /Ora News/