Femijet e kopshtit qe flene ne palester
Nuk është nje kamping veror per fëmijët, por ambient i gjumit ne nje nga kopshtet e Tiranës. Ne fakt është nje ish-palestër e kthyer në klasë shumë funksionale për një pjesë të fëmijëve të kopshtit nr 17, i cili është ende në rikonstruksion. Të vendosur në këtë ambient të një kopshti tjetër për shkak të rikonstruksionit, këtu vogëlushët mësojnë, luajnë, ushqehen dhe në kohën e drekës në një cep të palestrës i’u shtrohen përtokë dyshekët për gjumë.