ISHP: Seks ne moshe te mitur, sivjet 5% raste me shume
Studimi ka marrë në analizë rreth 4898 nxënës, nga këta 2507 vajza dhe 2391 djem
Kanabis – 5.7 për qind e fëmijëve kanë konsumuar një herë kanabis. Ndërkohë 2.3 për qind e kanë përdorur atë vetëm gjatë 30 ditëve të fundit.
Alkooli – Një tjetër e dhënë lidhej me përdorimin e alkoolit, ku 11.2 për qind e kanë konsumuar gjatë 30 ditëve të fundit
Duhanpirja – 2.6 për qind e fëmijëve e pinë duhanin në shkolla. Numrin më të madh të përdoruesve e zënë meshkujt, por vërehet rritje e numrit të femrave
Marrëdhëniet seksuale – Në raport theksohet se 19.5 për qind e fëmijëve kanë kryer marrëdhënie seksuale, ku 64.7 për qind kanë përdorur kontraceptiv
Shifrat – 24% e fëmijëve i kanë baballarët pa punë dhe 58.4 për qind nënat shtëpiake. 1 në 2 të mitur raportojnë një gjendje ekonomike mesatare
Ekonomia – 1 në 2 të mitur jetojnë në një gjendje ekonomike mesatare. 1 në 3 fëmijë në gjendje të mirë dhe 14.5 për qind një gjendje të keqe ekonomike
Varfëria – 8 për qind e fëmijë raportojnë së kanë fjetur të uritur, kundrejt 92 për qind të nxënësve që nuk kanë pasur mungesë ushqimi
Shëndeti – 50% e fëmijëve e vetëperceptojnë gjendjen shëndetësore të shkëlqyer, ndërsa 5% thonë se kanë një gjendje të keqe shëndetësore
Komunikimi elektronik – 40.6% e nxënësve raportojnë se komunikojnë me shokët nëpërmjet Facebook-ut, 32 për qind me mesazhe dhe 25.3 nëpërmjet email-it
Për më shumë klikoni këtu: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/10/21/ishp-seks-ne-moshe-te-mitur-sivjet-5-raste-shume/