Me i forti “promovohet” nga shoqeria
Nga Eronida Mataj për Jeta në Kosovë
Ky shkrim ka fituar çmimin për shkrimin më të mirë për mbrojtjen e fëmijëve. Çmimi është dhëne nga koalicioni i OJQ – ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF). Lexoni KETU
Videoja e publikuar nëpër rrjetet sociale në ditët e para të tetorit, në të cilën shihet një nxënëse e shkollës fillore duke rrahur bashkëmoshataren e saj, u përcoll me reagime të shumta të opinionit publik për fenomenin e ngacmimit dhe keqtrajtimit mes vete të shkollarëve, që ndërkombëtarisht njihet me fjalën “bullying”.