Mesazhet te Kryeministria, 300 mije leke per shtepine e femijes “Zyber Hallulli”!
Edhe pse festat kanë kaluar tashmë dhuratat vijojnë të vijnë për fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në kryeqytet. Një çek me 300 mijë lekë të reja i është dorëzuar fëmijëve nga drejtues të kompanisë Eagle Mobile dhe Albtelecom. Paratë janë grumbulluar gjatë fushatës humanitare të inicuar nga kryeministri Rama “Shqipëria uron. Shqipëria dhuron”. Në ceremoni morën pjesë edhe zv ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinise Bardhylka Konspiri, si dhe Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror Etleva Bisha.