Njihet nga interneti, 13-vjecarja nga Vlora perdhunohet nga studenti dhe shoku i tij
Dy te rinj janë arrestuar, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përdhunuar një shtetase 13-vjeçare. Autorët e këtij krimi të rëndë quhen Jetmir Brahimaj, 24 vjeç, dhe shoku i tij 19-vjeçari Klajdi Sakaj. Të dy këta persona kanë marrë në shtëpinë e njërit prej tyre 13-vjeçaren, të cilën, pasi e kanë dehur me alkool, kanë vendosur të kryejnë marrëdhënie seksuale me të, gjatë kohës kur ajo ishte e dehur dhe në gjendje gjumi.