Vdekja e 7 vjecares, mjeket e pezulluar vazhdojne akoma punen…
Shefja e shërbimit të pediatrisë dhe ajo e laboratorit në spitalin e Durrësit vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, megjithëse ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, deklaroi publikisht të premten pezullimin e tyre nga detyra, raporton e përditshmja Shqip.
Të dyja shefet e shërbimit të pezulluara kanë sfiduar urdhrin, duke vijuar normalisht detyrën në zyrat përkatëse. Megjithatë, zyrtarë të spitalit të Durrësit shprehen se pezullimi i tyre është bërë vetëm për funksionin e shefit të pavijonit dhe jo si mjeke.