Vdekja e 7 vjecares, Totozani hetim per ngjarjen
Avokati i Popullit, Igli Totozani ka takuar sot prindërit dhe familjarët e vajzës 7-vjeçare nga Xhafzotaj e Durrësit, e cila ndërroi jetë dje në Spitalin Pediatrik në QSUT, pak kohë pasi ishte sjellë urgjent nga Durrësi, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, bëhet e ditur se për të zbardhur vdekjen e Arsela Vladit, Avokati i Popullit do të nisë hetim privat.