5 mënyra se si njerëzit mbajnë nën kontroll gratë, që vishen “jomodeste”
Këtë mëngjes, hapa facebook-un për të parë nëse kishte ndonjë gjë interesante dhe vura re një foto që një i afërm kishte postuar. Ishte një derrkuc i vogël, dhe pasi klikova mbi të, pashë çfarë thoshte fotoja. “Të dashura vajza, të veshurit jo me modesti është si të zhgërryheni në pleh organik. Ju do të fitoni vëmendje, por kryesisht nga derrat. Sinqerisht, Mashkulli i vërtetë. ”
Fillova të mendoja për gjërat e tjera që njerëzit thonë për jomodestinë, dhe pse ato gjëra nuk duhet të kenë rëndësi.
- “Kurrë nuk do të tërheqësh një “mashkull të vërtetë”e veshur kështu.”
Po, sepse ideja ime për një “mashkull të vërtetë” është e dikujt që do të gjykojë tërë personalitetin tim bazuar nga mënyra se si jam veshur.
Sigurisht, do më pëlqente të tërhiqja vëmendjen e një “mashkulli të vërtetë” i cili do të përpiqet të shtypë lirinë time të shprehjes. Kush e vë në krye një mashkull të vendosë çfarë duhet të veshë një grua? Dhe kush e thotë që mua duhet të më tërheqin meshkujt?
Ata thjesht po shprehin një opinion, dhe deri këtu jemi në rregull. Por, kur shprehja e opinionit e kalon cakun, atëherë kalojmë në kontrollin seksual, dhe ata marrin çfarë të duan. Kjo nuk është në rregull. Me pak fjalë, ajo që unë vesh nuk është puna e asnjë mashkulli (ose sinqerisht, e askujt).
- “Por a nuk ke frikë se do të dukesh si kurvë?”
Ideja e të qënit një “kurvë” ose e pacipë është një strukturë shoqërore. Në epokën viktoriane, konsiderohej e pacipë që gratë të tregonin kyçet e këmbëve të tyre. Ideja e pacipësisë nuk është konkrete dhe ndryshon gjatë gjithë historisë. Pas dyzet vitesh, kush e di se çfarë do të konsiderojmë të pranueshme? Ndoshta gratë më në fund do të jenë në gjendje të dalin toples siç bëjnë meshkujt.
- “Por si do të gjesh një punë të mirë ose të mbash një reputacion të mirë në qoftë se vishesh kështu?”
Unë shkoj në shkollë, punoj tre punë, dhe çdo ditë unë jam subjekt i njerëzve të cilët bëjnë gjykime të parakohshme për mua bazuar në pamjen time. Unë dua që njerëzit të kuptojnë se gabohen kur shikojnë dekoltenë time si një domethënie dëshpërimi apo pamaturie.
Në fakt, unë mendoj shumë, sidomos se çfarë thotë paraqitja ime për mua. Surprizë! Një vajzë mund të vishet si të dojë dhe të ketë mendime të rëndësishme, të thella për botën që e rrethon.
- “Por ti nuk ke trupin e duhur për tu veshur kështu …”
Unë nuk kam trupin që ju shihni në një revistë apo nëpër plazh me rroba banje komerciale. Unë kam këmbë topolake dhe një prapanicë që praktikisht ka kodin e vet postar. Po pastaj? Ky trup është i imi dhe unë e pëlqej atë.
Unë vesh çfarë të dua, sepse e meritoj të vesh veshjet që pëlqej dhe të ndjehem po aq bukur sa ato modele karthi nëpër revista. Mënyra si unë vishem, me dekolte apo kur nxjerr këmbët për botën që ti shohë, i tregon të tjerëve se bota nuk do të përfundojë në qoftë se ju shihni kofshët e mia gjithë celulit.
Fshehja e një trupi të papërsosur vetëm sa do të tregojë të gjithëve se një trup i papërsosur nuk është në rregull. Papërsosmëria nuk është e gabuar dhe përsosmëria është vetëm një konstrukt social.
- “Nuk ke frikë se mund të të ngacmojnë apo përdhunojnë?”
Po, sigurisht që është krejtësisht legjitime të supozohet se meshkujt e kësaj bote nuk munden absolutisht të kontrollojnë veten e tyre kur të përballen me një minifund. Djemtë do të jenë gjithmonë djem, apo jo?
Nuk është aspak fyese. Gjithashtu, kjo është njësoj si ti sugjerojmë femrave se si të mos përdhunohen në vend që të mësojnë meshkujt të mos përdhunojnë.
Pse gjithmonë ndjejmë nevojën për të fshehur veten? Ne vazhdimisht fshehim veten sepse është më e lehtë. Është më e lehtë se të përballesh me lëndimin që vjen kur je ajo që je dhe ajo që do të jesh.
Unë nuk do të lejoj frikën dhe turpin që të kontrollojnë pamjen time. Ditën kur unë do të mbuloj trupin tim, e turpëruar se si dukem sepse trupi im nuk i plotëson standardet e çmendura të modestisë së dikujt tjetër apo ndonjë gjëje tjetër, do të jetë dita që unë jam mposhtur.
Dita që pritshmëritë jorealiste të shoqërisë sonë për gratë, të më mbajnë larg nga të qenit vetja, do të jetë dita që njerëzit gjykues, arrogante, dhe kokëfortë kanë fituar.
Për më shumë klikoni në: everydayfeminism