Gjithë gënjeshtrat që qarkullojnë lart e poshtë për çunat gej.

Për secilin që ky informacion mund të jetë i ri, ‘’gej’’ lidhet me orientimin seksual, pra me preferencat kundrejt personit tjetër. Edhe pse termi ‘’gej’’ shpeshherë përdoret për të përgjithësuar të gjithë komunitetin LGBTQ+. Më së shumti, ky term I referohet meshkujve të cilët kanë një preferencë për meshkujt e tjerë.
Ndërkaq të enjten e kaluar Aleanca LGBT ndër aktivitetet e përmuajshme kishte edhe ‘’Çpaketimi I Stigmës’’. Me të ndjekur këtë event, edhe disa besime personale u lëkundën. Disa prej besimeve që u lëkundën, e tjera që u shakërruan i kam rreshtuar më poshtë si rikujtesë që të mos kthehen më kurrë.
1.Ndryshe nga stereotipi, jo të gjithë meshkujt gej vishen njësoj. Shija e modës dhe stilit ë veshjes është aq e ndryshme sa vetë individët, dhe orientimi seksual nuk dikton shijen e rrobave.
2. Ideja që meshkujt gej janë natyrshëm femërorë është e dëmshme dhe e pavërtetë. Sikurse meshkujt heteroseksualë, meshkujt gej janë individë unikë nga njëri tjetri duke përfaqësuar veçanti të ndryshme mashkullore dhe feminile.
3. Kjo në fakt është goxha qesharake, por me sa duket është një besim që jeton mes nesh që meshkujt gej ecin më shpejt, çka padyshim është larg nga e vërteta dhe nuk duhet përdorur për ti futur të gjithë nën një kupolë.
4. Meshkujt gej, sikurse edhe kushdo tjetër, kanë shije të ndryshme në muzikë. Ndërsa disa mund të pëlqejnë artistë si’’The Weekend’’, të tjerë mund të preferojnë ‘’Era Istrefin’’, të tjerë ‘’Alban Nimanin’’ në zhanre plotësisht të ndryshme. Thënë shkurt, meshkujt gej preferojnë vetëm muzikën pop është një flluskë sapuni.
5.Lidhja e homoseksualitetit me traumat e fëmijërisë është e pavërtetë dhe e mitizuar. Orientimi seksual nuk është zgjedhje apo rezultat i traumave për arsye të ndryshme, por një aspekt i brendshëm i identitetit të secilit prej nesh.
6. Që meshkujt gej janë të prekur nga sëmundje seksualisht të transmetueshme është një përballë me mbret. HIV, AIDS, ghonorrea, etj… fatkeqësisht mund ti prekin njerëz të të gjitha orientimeve seksuale, dhe më e rëndësishmja në këtë situatë është kujdesi që secili duhet të tregojë me masat mbrojtëse. PIKË.
7. Është gënjeshtër që meshkujt gej nuk janë sportive. Orlando Cruz , Carl Nassib , Eric Anderson janë sportistë ndërkombëtarë që hapurazi kanë shprehur orientime tyre drejt meshkujve.
8. Kufizimi i meshkujve gej në profesione të caktuara që lidhen me bukurinë, artin, apo median përhap paragjykime të rreme për maskulinitetin dhe zbeh talentin e secilit që mund të ndihet I paragjykuar nga këto mendime. Prandaj bëni mire të mendoheni dy herë për të gjitha fjalët që ixnirrni një herë.
Këto stereotipe jo vetëm që nuk përfaqësojnë të vërtetën për djemtë dhe burrat gej por gjithashtu sjellin dhunë, diskriminim dhe shtypje të imazhit dhe vërtetësisë. Duke sfiduar dhe shpërbërë këto mite, secili prej nesh mund të jetë ndikues për një mjedis dhe komunitet me më shumë kuptim,pranim dhe empati.