Bukuria në jetët e grave Ortodokse Hebre
“Për disa njerëz, nëse je besimtar, je i shëmtuar,” thotë Federica Vakavrega, një fotografe italiane e cila për katër vitet e shkuara ka dokumentuar gra Hebre përqark botës. Magjepsja e saj me këto “vajza mbretërish” siç i quan, vjen nga vetë mjedisi i saj fetar. “Mamaja ime nuk është e besimit Hebre, por babai im po dhe po ashtu e ëma e tij dhe pjesa tjetër e familjes. Kur linda në Romë, rabbi u përpoq të konvertonte fëmijët nga martesat mikse, kështuqë unë dhe motrat e mija u konvertuam.
Ndërsa Valabrenga u rrit në një shtëpi liberale dhe jo besimtare, magjepsja e saj me fenë e adoptuar u rrit me kalimin e kohës. “Po ndiqja një punëtori me fotografin e Magnum, David Alan Harvey në Brooklyn në 2010 kur nisa projektin “Vajzat e Mbretit” thotë. “Punëtoria zgjati një javë, cka do të thoshte se kishim për të fotografuar dicka gjatë asaj kohe.”
Për më shumë: http://time.com/3586866/jewish-women-brooklyn-daughters-of-the-king/