Doda: KLD te veproje urgjentisht ndaj gjykatesit qe la te lire dhunuesin e Yllka Tafilajt
Nisur nga rasti i Yllka Tafilajt, vejushës 26-vjeçare të rrahur nga xhaxhai i burrit për t’i marrë fëmijët, deputetja demokrate Mesila Doda i kërkon KLD-së të veprojë urgjentisht ndaj gjykatësit që e la të lirë dhunuesin. Çështja u trajtua nga Gjykata e Faktit në Gjirokastër.
“E patolerueshme…Dhunuesi i kësaj gruaje lirohet nga gjykatësi. Sot është i domosdoshëm, monitorimi i vendimeve të gjykatave për të gjitha rastet e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.