Durres, babe e bir rrahin nenen dhe i presin floket!
Dhuna ndaj gruas nga bashkëshorti nuk është rast i rrallë në realitetin shqiptar. As ai të birit ndaj nënës apo babait. Por dhuna në familje nuk njeh kufij në ngjarjen e mëposhtme, ku babë e bir bëhen bashkë për të dhunuar nënën dhe bashkëshorten. Kështu i ka ndodhur një 39-vjeçareje në Durrës, në zonën e ish-Kënetës, pasi gruaja ishte kthyer nga puna më vonë se zakonisht.