Dy gazetare shqiptare, secila me nje vleresim (te vonuar)
Dy çmime, dy emra, dy femra… që të dyja gazetare të nderuara.
Zonja Anila Basha, drejtoreshë e Shqiptarja.com, një media relativisht e re, që brenda vitit të fundit është imponuar si një media me autoritet në tregun e shtypit shqiptar (përfshirë versionin online www.shqiptarja.com që rezulton ndër më të klikuarit në Shqipëri) ka fituar çmimin si gazetarja më e mirë e vitit 2012 nga Unioni i Gazetarëve.