Femrat e vrara, dhimbja qe s’merr fund
Historitë e tyre janë plot vuajtje, dhunim i përditshëm fizik dhe psikologjik, ndarje nga fëmijët, e më pas mënyra se si u merret jeta brenda një casti… Përgjatë viteve të fundit Shqipëria numëron qindra gra të vrara nga bashkëshortët, partnerët, etërit apo vëllezërit e tyre për arsye nga më banalet, për xhelozi të sëmurë, në kushte të vështira ekonomike, apo se përfliten në lagje për cështje morali.