Gratë detyrohen t’i nënshtrohen ‘testit të virgjërisë me dy gishta’ para se të pranohen në ushtrinë Indoneziane
Human Rights Watch intervistoi 11 gra në lidhje me këtë praktikë
Testet e virgjërisë janë kryer mbi gratë që po përpiqeshin të pranoheshin në ushtri
Gratë që duan të martohen me një oficer ushtarak gjithashtu thuhet se bëhen subjekt i këtij testi
Mjeket femra në një spital ushtarak në Xhakartë e përshkruajnë atë si ‘torturë’
“Kjo është në kundërshtim me të drejtat e çdo gruaje,” thonë aplikantet ushtarake femra
HRW kërkon që mjekët ushtarakë të ndalojnë testin ‘poshtërues’
Gratë Indonesiane që duan ti bashkohen ushtrisë janë të detyruara t’i nënshtrohen testit të virgjërisë me dy gishta për të vlerësuar’ nderin ‘e tyre para se ato të pranohen në forcat e armatosura.
Oficeret ushtarake femra, aplikantet plot shpresë, të fejuarat e ushtarakëve dhe madje edhe një mjeke ushtarake kanë folur në lidhje me përvojën e hidhur ”torturuese”, ndërkohë që Human Rights Watch i bën thirrje Presidentit indonezian Joko Widodo të shfuqizojw testet “diskriminuese dhe poshtëruese”.
Një mjeke në një spital ushtarak në Xhakartë i tha Human Rights Watch se gratë pozicionohen sikur të jenë duke lindur gjatë këtij testi. Gishtat futen në vaginën dhe anusin e tyre për të gjykuar nëse cipa e virgjërisë së tyre është e paprekur.
“Në vitin 2008, unë I bëja vetë testet. Këto gra të reja ishin krejtësisht të pagatshme që të pozicionoheshin në një pozicion të tillë kaq të hapur.
“U desh një përpjekje e madhe që ti bindnim ato t’i nënshtroheshin testit të virgjërisë. Nuk ishte më thjesht një akt i turpshëm. Kjo ishte një torturë. Unë vendosa të mos e bëja më, “tha mjekja.
Hulumtimi i Human Rights Watch zbuloi se të gjitha degët e ushtrisë – forca ajrore, ushtria dhe marina e kanë përdorur testin për dekada të tëra dhe gjithashtu e zgjeruan kërkesën edhe për të fejuarat e oficerëve ushtarakë.
Ekzaminimi vaginal bëhet në fillim të procesit të rekrutimit, si pjesë e provimit fizik të ankueseve.
Major. Gjen. Fuad Basya, zëdhënësi i forcave të armatosura Indoneziane, ka konfirmuar për Human Rights Watch se “testi i virgjërisë” është aplikuar mbi rekrutet ushtarake për më shumë kohë se mbi rekrutet femra të policisë Indoneziane.
Dhe Gjen, Fuad tha për Fairfax Media: “Kjo është bërë në mënyrë që të merren njerëzit më të mirë si fizikisht dhe mentalisht.”
Një aplikante në akademinë ushtarake e cila i është nënshtruar një ‘testi të virgjërisë “në vitin 2013 në Bandung, kryeqytetin e West Java, tha:” Ajo që më tronditi ishte kur zbulova se mjeku i cili do të kryente testin ishte një burrë.”
Kisha ndjenja të përziera. U ndjeva e poshtëruar. Unë shpresoj që ekzaminimet mjekësore në të ardhmen të përjashtojnë “testin e virgjërisë.” Kjo është në kundërshtim me të drejtat e çdo gruaje, ” u ankua ajo.
Gjenerali Fuad mohoi për Fairfax Media që të fejuarat e personelit ushtarak të jenë gjithashtu testuar, por gruaja e një ushtaraku i tha Human Rights Watch se ajo iu nënshtrua një ‘testi virgjërie “në vitin 2008 para se të martoheshin.
“Bashkëshorti im është një oficer i marinës. Ne u martuam në vitin 2008. Para martesës sonë unë iu nënshtrova ekzaminimit mjekësor që përfshinte të ashtuquajturin test të virgjërisë.
Të fejuarat e oficerëve zakonisht mund ti shpëtojnë testit poshtërues pasi shumica e baballarëve të tyre janë admiralë dhe gjeneralë, por edhe kolonelë. Por burri im nuk vjen nga një familje ushtarake, “tha ajo.
Vitin e kaluar, më 18 nëntor 2014 Human Rights Watch lëshoi një raport në lidhje me “testimin e virgjërisë ‘për kandidatet femra të Policisë Kombëtare në Indonezi. Historia frymëzoi gratë ushtarake të flasin për përvojat e tyre.
“Unë e bëra testin. Tani njoh shumë gra ushtarakësh. Kur doli në shesh historia e policeve, ne filluam të tregtonim histori ryshfetesh që paguheshin për të kaluar testin në spitalet ushtarake “, tha gruaja e oficerit të marinës.
Thirrja e Human Rights Watch për veprim ndaj mjekëve ushtarakë ndërkombëtarë del përpara konferencës Botërore të Komitetit Ndërkombëtar të Mjekësisë Ushtarake (ICMM) në Bali më 17-22 maj.
Në shkurt planet për të detyruar vajzat e shkollave të mesme në Indonezi për të kaluar testet e virgjërisë në mënyrë që të lejoheshin për tu diplomuar u përball me kritika të ashpra nga ana e grupeve të fushatës dhe udhëheqësve myslimanë.
Këshilli i qarkut në Jember, në provincën East Java, u tha se po hartonte rregullore të “sjelljes së mirë” që do ti detyronte vajzat në shkollat e mesme që të provonin se nuk kishin pasur marrëdhënie seksuale para se të diplomoheshin.
Indonezia, që ka popullsinë më të madhe myslimane në botë, i vendos një vlerë të lartë në virgjërisë.
Përpjekje të mëparshme për të futur teste të virgjërisë për studentet femra, në jug të Sumatras në vitin 2013 dhe në West Java në vitin 2007, gjithashtu dështuan.
Për më shumë klikoni: www.dailymail.co.uk