“Oj gra lulet e 8 marsit, po na i kthejnë në lule morti”

Aktivistë të shoqërisë civile protestuan pasditen e së enjtes përpara Ministrisë së Drejtësisë, 24 pasi Dan Hurta vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në Tiranë e Kamëz.
I dënuar me 18 vjet burg në 2007 për vrasjen e gruas së tij, Dan Hurta do të arrestohej pak vite më parë për dhunë në familje pas një denoncimi të bashkëjetueses së dytë.
Pasi bëri 1 vit burg, në shkurt të 2023 Hurta do të dilte nga burgu, dhe vetëm 2 javë më vonë ai kreu një masakër të vërtetë duke vrarë me 1 mars motrën e ish-bashkëjetueses, kunatën e saj, dhe një tjetër vajzë, dhe duke plagosur 3 të tjera.
Aktivistët e shoqërisë civile akuzuan institucionet shtetërore për dështimin në ruajtjen e jetës dhe sigurisë së grave dhe vajzave.

“Dënimi që u jepet burrave për vrasje ndaj grave është justifikimi për ta quajtur krim pasioni pas vrasjes. Krimi është krim dhe si i tillë meriton dënim maksimal. Do të presim me zemër të ngrirë se kur do të jetë radha jonë? Jo! Jo! Ata po na vendosin me shpatulla pas muri.
Duhet dënim maksimal ndaj të gjitha formave të dhunës në Republikën e Shqipëris që më ngjan me një thertore. Të reagojmë sot para se motrave e mikeshave tona tju vijë radha.”, tha një aktiviste në protest.
“Lulet e festave po na i kthejnë në lule morti. Po na vrasin dhe mesazhi po na bëhet i qartë nga institucionet që e kanë bërë të qartë duke ofruar lehtësira për kriminelët. Mjeti i vetëm është vetëmbrojtja”- u shpreh Liri Kurçi, aktiviste e shoqërisë civile.

‘Duhet mobilizim i të gjitha ministrive të shtetit për një platformë kombëtare ndaj femincidit. Sot duhet të reagojmë sa më shpejt para se tu vijë radha, fëmijëve, shoqeve, motrave tona. Hajde të dalim në rrugë edhe për 8 mars. Nuk i ha më gjepurat tuaja. Këtu do të marshojmë edhe për 8 mars për një jetë të drejtë dhe pa dhunë, i duam të gjitha gratë e gjalla. Nuk duam ti vajtojmë më gratë e kësaj republike.’- Shtoj Kuçi.
Aktivistët e shoqërisë civile janë shprehur të indinjuara ndaj institucioneve të cilat kanë liruar Dan Hutrën edhe pse me një rekord të pasur kriminal ku përfshihen vrasje e përdhunime.

‘Dje ka ndodhur një krim i tmerrshëm. 3 gra janë vrarë nga dora e një burri dhe 3 janë plagosur. Ato nuk do kërkojnë më që policia të kapë vrasësin apo të bëhet reforma në drejtësi. Sot ne jemi përballur me një vrasës që ka kryer një rim që mund të shmangej. Ai ka vrarë gruan e parë dhe ka përdhunuar një tjetër, dhe policia nuk e di që ky është i rrezikshëm. Si ka mundësi që institucionet kanë dështuar për të mbrojtur jetën e këtyre grave? Duhet të flasim që e kemi normalizuar dhunën, femicidin e kemi konsideruar normal. Nuk është krim pasioni por vrasje e gruas. Ky është momenti të flasim më shumë.’- tha një protestuese tjetër./ HistoriaIme