Gratë që bënë revolucion në shkencë

Shkenca është e mbizotëruar nga burrat, dhe shpesh-herë gratë janë diskriminuar në këtë fushë vetëm për shkak të gjinisë .
Sot, në Ditën Ndërkombëtare te Grave dhe vajzave shkencëtare ne do të sjellim historitë e 5 grave që kanë bërë revolucion në shkencë .
Lise Meitner – Lindi në 1878, vdiq në 1968

Shkencëtarja, dhe fizikantja, Lise Meitner ka dhënë kontributin e saj të madh, në fizikën bërthamore. Ajo ka qenë gruaja e parë, që është bërë profesoreshë e fizikës në Gjermani.
Ajo ka punuar së bashku me Otto Hahn, i cili ka fituar në 1944 ҫmimin Nobel në Fizikë, ndërsa më vonë, kritikët kanë thënë se ishte e padrejtë që puna e Meitner të mos vlerësohej si e bashkëpunëtorit të saj që fitoi Nobelin.
Ka shumë ҫmime ne Fizikë që jepen në emrin e Meitner, ndërsa në Kimi ka një element në nder të saj të quajtur, meitnerium.
Sally Ride – Lindi në 1951,vdiq në 2012

Astronautja e NASA, Sally Ride është gruaj e parë amerikane, që ka shërbyer si specialiste e misionit në anijen hapësinore Challenger në 1983. Në moshën 32 vjeç, ajo ishte gjithashtu amerikanja më e ri që u largua ndonjëherë nga atmosfera.
Ajo ka marrë pjesë në disa operacione të problemeve të katastrofave hapësinore, ndërsa është personi i parë që ka marrë pjesë në dy nga këto komisione hetimi, konkretisht në Challenger në 1986, gjithashtu ndihmoi në hetimin e katastrofës hapësinore Columbia në 2003
Chien-Shiung Wu – Lindi në 1912, vdiq në 1997

Fizikantja kinezo-amerikan Chien-Shiung Wu nuk ka pranuar një nga ligjet më të rëndësishme të fizikës, I quajtur, ligji i ruajtjes së barazisë. Ajo punoi gjatë në lidhje me një teori të saj të re për këtë ligj, dhe ja doli, e ndryshoi këtë ligj, dhe teoria e saj rezultoi e vërtetë.
Ajo gjithashtu ka punuar në Projektin Manhattan, duke ndihmuar zhvillimin e
procesit për ndarjen e metaleve uranium dhe zhvillimin e instrumenteve më të
mira për matjen e rrezatimit bërthamor.
Në 1973, Wu u bë gruaja e parë që drejtoi Shoqërinë Fizike Amerikane, dhe në
1975 ajo mori Medaljen Kombëtare të Shkencave.
Ajo gjithashtu ka botuar një libër, që mbetet standard për studentët e fizikës bërthamore.
Alice Ball – Lindi në 1892, vdiq në 1916

Kimistja amerikane Alice Ball ishte gruaja e parë dhe e para afrikano-amerikane që mori një master nga Universiteti i Haëaiit.
Në moshën 23 vjeçare, Ball zhvilloi një trajtim parësor për lebrozën, një sëmundje e cila më parë kishte pak shanse për shërim. Ball zhvilloi një formë lehtësisht të injektueshme të vajit që në fund shpëtoi jetë të panumërta dhe u bë trajtimi më i mirë për lebrozët deri në vitet ’40.
Ajo vdiq, para se të publikonte gjetjet e saj shembullore, por arritjet e saj u njohën në tërë botën, dhe guvernatori i Havait shpalli 29 shkurtin “Ditën e Ballit Alice”.
Grace Hopper – Lindi në 1906, vdiq në 1992

Grace Hopper ka qenë një programuese e jashtëzakonshme kompjuterike, e cila ka ndihmuar në zhvillimin e gjuhëve të shumëfishta kompjuterike dhe konsiderohet një nga programueset e para të epokës moderne të informatikës.
Ajo kishte një diplomë master dhe doktoraturë në matematikë nga Yale.
Hopper zhvilloi disa nga kompjuterët elektromekanikë më të hershëm – MARK I dhe MARK II – ajo çmontoi një kompjuter që funksiononte keq për të zbuluar se një molë e vdekur po shkaktonte problemin. / HistoriaIme