“Jo seks te lutem, jam shqiptare”: Nje koment per librin e Elvira Dones
Nga Jane Shilling*
New Statesman (shkrimin e plote ne NS KETU) FOTO Getty – Versioni shqip bazuar ne botimin e pare nga TemA
Në një udhëtim nga Shqipëria për në Uashington, në tetor të vitit 2001, dy pasagjerë nisin një bisedë. I pari është Patrick O’Connor, një gazetar amerikan. Tjetri është Mark Doda, një bari nga Rrnaja, një fshat i thellë në malet e Shqipërisë, që po largohet nga vendi i tij për herë të parë në 34 vitet e tij. Marku flet disa fjalë anglisht, diçka e pazakontë për një bari, dhe i thotë bashkëudhëtarit të tij se ai shkruan poezi. Ndërsa ndahen në aeroport, Patrick, i intriguar, i lë në dorë kartëvizitën.