Ndalo. Ndeshko. Mos Justifiko!
Një grupim qytetar protestuan sot për të kërkuar ndaljen e dhunës ndaj gruas. Gjatë protestës që u zhvillua para Ministrisë së Drejtësisë pjesëmarrësit lyen veshjet me bojë të kuqe për të simbolizuar gjakun e atyre grave të dhunuara për të cilat nuk është bërë drejtësi. Ky ishte reagimi i parë i organizuar kundër krimeve të fundit ndaj gruas ritmet e të cilit tashmë kanë marrë ëprmasa të frikshme.