Ne qeverine e re italiane nga 16, 7 jane femra. Ekonomia ne doren e ish kreut te FMN per Shqiperine
Kryeministri i ri i Italisë ka zgjedhur tashmë ekipin e tij qeverisës ku suprizon fakti se gjysma e tyre janë gra. Mediat italiane bëjnë me dije se kabineti i drejtuar nga Matteo Renzi do të ketë 16 anëtarë. Referuar listës së medias fqinje, poltrona më e “nxehtë”, ajo e Ekonomisë do të mbahet nga Pier Carlo Padoan, që mban prej një muaji detyrën e kreut të Insitutit të Statistikave të Italisë.