Ngrirja e vezeve nuk eshte ceshtja feministe qe mendojme se eshte
Kohët e fundit kemi marrë lajmin se Apple dhe Facebook do tu ofronin grave ngrirjen e vezëve si një përfitim dytësor të punësimit. Interneti shpërtheu me shqetësime se kjo praktikë do ti dekurajonte femrat të bëhen nëna në një moshë “të natyrshme”, duke ofruar një alternativë ose duke dërguar një mesazh jo aq delikat që lindja e fëmijëve do të dëmtonte karrierat e tyre.
Nuk isha dhe aq e sigurtë.
Para së gjithash, nuk më besohej se këto gra kishin gjasa të shtynin lindjen e fëmijëve deri, le të themi, pas daljes në pension. Pra, çfarë i intereson këtyre kompanive në se ato do të kishin fëmijë në moshën 33 apo 43 vjeçare?
Së dyti, diskutimi duket se supozon që çdo punonjëse mbi moshën 30 vjeçare do të ishte në një martesë të lumtur dhe të qëndrueshme me një mashkull. Mundësia që disa gra të ishin mbi moshën 30 vjeçare dhe single, që ngrirja e vezëve të tyre të mos kishte të bënte fare me punën e tyre dhe se çdo gjë ka të bëjë me mungesën e meshkujve për tu martuar , nuk dite fare në skenë. Mua, kjo gjë më dukej lajthitje totale.
Kështu që, isha shumë mirënjohëse kur sociologët Tristan Bridges dhe Melody Boyd ndërhynë në këtë debat. Ata gjetën të dhëna aktuale të vërteta mbi arsyen se pse femrat zgjedhin “cryopreservation oocyte” (ngrirjen e vezëve) dhe përgjigja e madhe nuk kishte lidhje me punën e tyre. Ishte “mungesa e partnerit” në 88% të kohës.
Bridges dhe Boyd janë duke punuar në një artikull për të rimenduar se çfarë do të thotë për gratë që të hyjnë në një treg plot me “burra të pamartueshëm.” Në të kaluarën, ishte kryesisht klasa punëtore dhe gratë e varfëra që nuk martoheshin, pjesërisht sepse shumë pak meshkuj të statusit të tyre social kishin punë të qëndrueshme për të kontribuar në familje. Sot gratë e klasave të ndryshme sociale gjithashtu heqin dorë nga martesa , por kjo nuk ndodh për shkak se meshkujt rreth tyre nuk bëjnë para.
“Burra të cilët mund të jenë të aftë për të siguruar financiarisht,” shkruajnë ata”, nuk është domosdoshmërisht gjithçka duan gratë nga një marrëdhënie sot.” Gratë e të gjitha klasave sociale gjithnjë e më shumë duan barazi. Studimet tregojnë se shumë meshkuj janë dakord në parim, por bien përsëri pre e roleve tradicionale në praktikë.
Ngrirja e vezëve është një çështje feministe, por jo ajo që na mahniti disa javë më parë. Mua më duket se Apple dhe Facebook thjesht po e ofrojnë këtë opsion si pjesë përfitimesh të një gare. Nga ky këndvështrim, ka lidhje me klasat sociale dhe zgjerimin e humnerës mes të pasurve dhe gjithë të tjerëve. Gratë kanë ndryshuar; burrat nuk po e mbajnë dot ritmin e tyre. Ndërkohë, zonjat nuk martohen, edhe pse vazhdojnë të shpresojnë.