Njësia e policisë me vetëm gra në Indi, mbron gratë e tjera nga krimet e seksit
Në Indi, një njësi policore me vetëm gra, mbron gratë e tjera nga krimet e seksit. Njëra prej këtyre policeve thotë se kanë bërë tre muaj trajnim special, u mësuan se si të ngisnin motorrin, të bënin karate dhe të vetë-mbroheshin. Vetëm në Nju Delhi, ka një mesatare prej 6 përdhunimesh në ditë dhe këto gra po mundohen ti japin fund kësaj gjëje. Nëpër qytete të ndryshme të Indisë policet femra patrullojnë: parqe, universitete dhe stacione autobuzash dhe kanë zero tolerancë ndaj krimeve kundër grave. Një burrë thotë që kjo është shumë gjë e mirë pasi burrat do të tremben kur të shohin këto gra në detyrë. Ato gjithashtu shpresojnë që të inkurajojnë më shumë viktima që të raportojnë dhunën. Forcat policore në Indi dominohen nga burrat, aq sa viktimat nuk i raportojnë sulme seksuale nga frika e paragjykimit. Deri më tani kjo njësi ka sjellë ndryshim. Një grua thotë që sa herë që këto njësi janë në patrullim, aktivitete si ngacmimi në rrugë është vënë nën fre. Na duhen më shumë police të tilla./A.A.