Organizatat KQZ-se: Refuzoni listat, nuk u respektua kuata 30% per perfaqesimin e grave
Mungesa e grave në listat e kandidatëve për deputetë në zgjdhjet e 23 qershorit ka shkaktuar reagimi nga organizatat që mbrojnë të drejtat e grave. Ato shprehen të shqetësuara që listat shumëemërore të kandidatëve për anëtarët e ardhshëm të Parlamentit dështuan në njohjen e rolit të pazëvëndësueshëm të grave në shoqëri dhe nuk respektuan kuotat gjinore të parashikuara në Kodin Zgjedhor. Listat përgënjeshtrojnë retorikën e partive politike dhe angazhimin e tyre për të mbështetur dhe promovuar të drejtat e grave.