Projekti i tetove nga Aleah Chapin
Për serinë e saj “Projekti i tetove”, artistja Aleah Chapin ka studiuar rrudhat, tatuazhet, plagët e mastektomisë, qimet pubike, gjinjtë me qumësht dhe rënien e gjoksit, duke pikturuar një seri nudosh gjigante, duke shfaqur një grup grash të moshuara, mikeshat e nënës së saj, me të cilat ajo “u rrit” dhe që i ka njohur gjatë jetës.
Artistja thotë: “Unë po i afrohen moshës së prindërve të mi kur ata më lindën mua, kështu që është interesant ky shtresëzim brezash dhe unë doja ta eksploroja këtë gjë në punën time.”
Por, edhe pse është një projekt personal, puna e Chapin ka shqyrtuar subjektin e imazhit të trupit. “Shumica e grave kanë probleme dhe unë nuk jam e imunizuar ndaj tyre. Ne na thonë se trupat tanë duhet të kenë një” gjatësi të caktuar, masë të caktuar, peshë të caktuar”, por fotografitë që shohim janë krejtësisht joreale; ato janë shumë të fotoshopuara. Ne të gjithë e dimë që nuk është ashtu kur i shikojmë ato në revista dhe sërish, ne ende e krahasojmë veten me to. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për imazhe që tregojnë të gjitha llojet e trupave, në mënyrë që të mund të pranojmë çdo masë dhe formë”.
http://www.ignant.de/2014/10/29/aunties-project-by-aleah-chapin/