Pse grate jane ne qender te politikes se jashtme amerikane?
Nga John Kerry*
Gjatë javës së parë si Sekretar i Shtetit për Shtetet e Bashkuara, pata nderin të takoja një grup grash kurajoze nga Burma. Dy prej tyre ishin ish-të dënuara politike të cilat, ndonëse kishin duruar shumë vështirësi në jetët e tyre, ishin ende të angazhuara për të ecur përpara – duke ofruar arsim dhe trajnim për gratë, duke gjetur punë për të papunët dhe duke luftuar për më shumë pjesëmarrje në shoqërinë civile.