Rasti i dhunes ne Tepelene, KLD ben pergjegjese Prokurorine
Pas ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë në Tepelenë, ku një grua e ve 26-vjeçare u dhunua nga xhaxhai i burrit të saj të ndjerë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka reaguar për akuzat në media se lirimi ishte i padrejtë. Sipas KLD-se, ka qenë Prokuroria që ka kërkuar këtë masë sigurie për të akuzuarin Tafilaj dhe ligji detyron gjyqtarin të mos japë një masë sigurie më të lartë se ajo që kërkon akuza në të tilla raste. Gjithashtu, KLD u shpreh se do të verifikojë çdo rast, duke ushtruar inspektime dhe duke sqaruar zyrtarisht secilin nga ankuesit e rasteve.
Lexo dhe: Doda: KLD te veproje urgjentisht ndaj gjykatesit qe la te lire dhunuesin e Yllka Tafilajt