Rriten shifrat e dhunes ndaj grave
Dhuna ndaj gruas është rritur ndjeshëm. Shifrat tregojnë se dhuna ka kaluar deri në ekstrem, në vrasje.
Gjatë vitit të kaluar janë vrarë 22 gra. Janë mbi 400 gra të cilat kanë kërkuar urdhër mbrojtjeje. Për të shmangur dhunën është i domosdoshëm fuqizimi ekonomik i gruas. Kjo do të bënte që gratë të fitonin pavarësi ekonomike dhe të mund t’I japin fund një marrëdhënieje të dhunshme.