Si i keqkupton bota grate arabe
(CNN) – Tre vjet më parë, skena nga Pranvera Arabe që janë transmetuar në të gjithë globin kanë treguar se gratë kanë qenë pjesëmarrëse të barabarta në revolucionet dhe pasojat e tyre. Këto imazhe të grave që marrin pozicione të tilla publike – nga Tunizia në Egjipt, Libi dhe Jemen – kapi një pjesë të madhe të botës në befasi, por jo arabët.
Pavarësisht nga stereotipi i tyre si një grup i shtypur, gratë arabe kanë një histori të gjatë të pjesëmarrjes në trazirat në rajon, që daton të paktën nga lëvizja anti-koloniale, kur gratë dolën nga izolimi i familjes për të marrë poste të rëndësishme organizative.
Sot, ndërkohë që bota përballet me këtë moment të vështirë dhe të trazuar në rajon, është e rëndësishme që ti kushtohet vëmendje zërave të grave arabe dhe gjendjes së tyre. Por në vend që të kufizohen historitë e grave për një çështje të fesë apo kulturës, është e rëndësishme që bota të përdorë atë që po ndodh me to si një barometër i trajektores në të cilin janë shoqëritë individuale. Në fund të fundit, si i trajton gratë e veta një vend apo rajon, në shumë mënyra tregon historinë e drejtimin politik të atij vendi në të ardhmen.
Problemi është se kjo trajektore në shumë raste nuk është veçanërisht inkurajuese. Pas pranverës Arabe, ka pasur plane për të ulur moshën e martesës ligjore, është shprehur mbështetja për poligami pas shumë vitesh që ishte rregulluar, kufizime në lëvizshmërinë e grave dhe pjesëmarrjen politike, një rritje masive e ngacmimeve seksual dhe sulmeve në rrugë me policinë që dështonte në ndërhyrje, dhe përdorimi i testit të virgjërisë mbi gratë të arrestuara për pjesëmarrje në një demonstratë, siç e pamë në Egjipt.
Por gratë e reja tani nuk duan të largohen nga kërkesat e tyre, dhe ato po flasin hapur pavarësisht ngacmimit publik. Dhe ndërkohë që shumë gra janë rrahur dhe burgosur sepse kanë dashur që zëri i tyre të dëgjohet, ato e kanë kaluar atë që është përshkruar shpesh si kufiri i frikës.
Në këtë mënyrë, mesazhi i tyre për brezin e vjetër të feministeve është se të drejtat e grave duhet të përfshihen në diskutimin e të drejtave civile të shoqërive më gjerësisht. Shpresa është se zëri i gruas mund të ketë më shumë ndikim në drejtimin e politikës në rajon, ndoshta duke ofruar një rrugë që inkurajon qetësi në një pjesë të botës që shumë shpesh shkatërrohet nga dhuna.
Në fund të fundit, ajo që gratë e reja të pas-pranverës Arabe po thonë është se ato janë duke kërkuar një formë të re identiteti, një që është përfshirëse e të dy identiteteve të tyre, atij fetar dhe dëshirën e tyre për liritë civile. Me këtë qëllim në mendje partnerët e mi Abby Disney, Gini Reticker dhe unë njoftuam angazhimin tonë në Iniciativën Globale Clinton 2014 për të nisur “Gjyqet e Pranverës”, një nismë multimediale që fokusohet në zërat e grave arabe, gjendjen e tyre dhe ëndrrat për të ardhmen.
Bota nuk mund ti trajtojë më çështjet e grave sikur ato të jenë të ndara nga çdo gjë që po ndodh, dhe të përcaktojë, një vend apo rajon. Në të vërtetë, gratë duhet të shihen si të parat për drejtimin e shoqërisë në përgjithësi – ku gratë lulëzojnë, që të ketë mundësi për të gjithë. Aty ku gratë janë të shtypura, shtypja e të gjithë zërave kundërshtues zakonisht shkon dorë për dore.
Mbi të gjitha, çështjet e grave nuk duhet të diskutohen sikur ato janë disi të rëndësishme vetëm në kufijtë e shoqërisë. Në vend të kësaj, ato duhet të konsiderohen pararojë dhe qendër, dhe një prioritet ndërkombëtar. Dhe hapi i parë për ti bërë ato një prioritet të tillë është të dëgjojmë atë që ato kanë për të thënë në fillim.
http://edition.cnn.com/2014/09/24/opinion/salbi-women-arab-world/index.html?hpt=hp_t3