Sondazhi ne Turqi: “Te rrahesh gruan? Pse jo, kur e kerkon puna?”
Një Qendër e natyrës akademike që merret me problemet e gruas në Turqi (Universiteti i Kirikkale-s), është bërë tok me një OJQ (Mutlu Cocuklar Dernegi – Shoqatë e Fëmijëve të Lumtur), dhe kanë bërë një sondazh mbi dhunën shtëpiake. Rezultatet nuk janë shumë europiane. 34% e të intervistuarëve është me idenë se dhuna mbi gratë “kur duhet, duhet”, ndërsa 28% e tyre janë me idenë se dhuna mbi gratë është një mënyrë për t’i mbajtur nën kontroll e të disiplinuara.