Vezhgim/Eshte vetem 14 vjece, por sapo ka ndaluar nje femije te jetoje. Historia e dy adoleshenteve qe per pak sa nuk u bene prinder
Aborti që (nuk) duhet të ndodh
Nga Entela Resuli
Gjithçka e ka bërë në fshehtësi të plotë. Nuk i ka thënë askujt, as vetë prindërve. Është një ndjenjë faji që kërkon të mos e ndajë me askënd. Sapo ka vrarë një krijesë të pafajshme. Thotë se ishte e detyruar. Kur e pyet se sa vjeç është, ul kokën dhe sytë i mbushen me lot. “Sapo i kam mbushur 14 vjeç”. Me fytyrë të zverdhur, akull të ftohtë, zbret shkallët për të lënë pas orë të gjata makthi dhe pasigurie. Të vetmit që dinë sekretin, janë i dashuri, një çunak diku te të gjashtëmbëdhjetat dhe mikesha që e ka shoqëruar deri aty. “Ata nuk do ta marrin vesh kurrë”, – thotë, ndërsa mbush mushkëritë me ajër, sikur të ketë hequr një peshë të rëndë nga supet e saj të njoma.