Vrau gruan ne syte e femijeve 3 vite me pare. Arrestohet ne Vlore Maksim Hodaj
I konsideruar tepër i rrezikshëm, Maksim Hodaj prej 3 vitesh gjendej në 10-shen e shqiptarëve më të kërkuar nga Interpoli, por u arrestua në Vlorë. Gjykata e Vlorës e ka dënuar në mungesë me 20 vite burg, ndërsa Policia e Shtetit ka dështuar disa herë në përpjekjen për ta vënë në pranga. Emri, fotoja dhe bëmat e tij, u kthyen në proverbialitet në Vlorë dhe rrethina, ndërkohë që i shumëkërkuari i policisë dhe i Interpolit, jo vetëm që qëndronte në Vlorë, por shijonte jetën i rrethuar me femra dhe i ruajtur nga persona të armatosur.